
12/12/2021 11:53
Gjashtë pacientë me COVID-19 dhe 30 të tjerë post-COVID janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportet e ditës së sotme.
Me oksigjeno-terapi janë pesë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë