News That Matters

Edhe një grup tjetër i afganëve largohet nga Kosova, Amerika shprehet mirënjohëse

20\04\2022 16:27

Një grup tjetër refugjatësh afganë, të cilët ishin strehuar në Kosovë, janë nisur sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë e bëri të ditur Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ndërsa thekson mikëpritjen e Kosovës, ku afro 600 afganë kanë arritur të nisin një jetë të re me familjet e tyre në Shtetet e Bashkuara.

”Sot, pas përfundimit të të gjitha kërkesave të verifikimit dhe mjekësore, një grup tjetër i evakuuarish afganë u nis nga Kosova për në SHBA. Falë bujarisë dhe mikpritjes së Kosovës, afro 600 afganë të pritur më parë në Kampin Liya janë larguar për të filluar një jetë të re me familjet e tyre në SHBA. Faleminderit Kosovë!”.

div.meta-author { display:none; }