News That Matters

EDHE NJË DONACION PËR QKMF NË MITROVICË

Lajmin për donacionin e sotshëm na e dha Dr. Fahri Shabani, i cili në një postim në facebook ka shkruar:
“Sot bashkë më shefin e sektorit të Administratës dhe Financave në Drejtorinë e Shëndetësisë z.Berat Jashari , drejtorin e QKMF-së Dr.Fevzi Sylejmani dhe menaxhmentin e QKMF-së mirëpritëm delegacionin e Organizatës Islamic Relief Kosova , znj.Albulena Gashi menaxhere e programeve dhe z.Blerim Gashi
menaxher i prokurimit dhe logjistikes me bashkëpunëtorë , të cilët dorëzuan 10 aparate të oksigjenit si donacion i i Organizatës Islamic Relief Kosova për QKMF- në Dr.Nexhat Çuni të Mitrovicës, në vlerë prej 6300 euro.

Në emër të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Komunës së Mitrovica falenderova mysafirët për projektet e shumëta që Islamic Relief Kosova po realizon me Komunën e Mitrovicës në përgjithësi dhe Drejtorinë e Shëndetësisë në veqanti.

U dakorduam për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në projekte të tjera në të mirë të qytetarëve të Komunës së Mitrovicës .”

div.meta-author { display:none; }