News That Matters

Edhe Kurti e pret në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë

19/06/2022. 10:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’a pres në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Takimi i cili nuk ishte paralajmëruar më herët, pritet të zhvillohet në ora 11:50.

Ndryshe, Çavusoglu do të pritet në takim edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

div.meta-author { display:none; }