News That Matters

Edhe kryetarët e tjerë serbë gati të dorëhiqen (VIDEO)

Veprimet e kolegëve të tij veriorë, i përkrahu.

Madje, kryetari i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, nuk mungoi as në protestën e së dielës, ku udhëheqësit e katër komunave veriore paraqiten dorëheqjen me ceremoni.

Por, ai vetë po vazhdon të ngrohë karrigen e kryetarit. Megjithatë, Jevtiq, ditë më parë paralajmëroi se edhe ky e edhe kryetarët e tjerë që udhëheqin me komunat në jug,  mund të largohet nga pozitat që kanë, nëse qeveria nuk u plotëson kërkesat e tyre, njofton Klan Kosova.

E për një largim të shpejt mbase po përgatitet edhe kryetari i Kllokotit, Vlladan Bogdanoviq. Nënkryetari për komunitete, Hasan Zeneli, nuk mohon gjasat që shefi i tij të ketë presione për këtë punë.

Ky megjithatë thotë se situata e dorëheqjeve të serbëve nuk ka prishur raportin e mirë të punës mes shqiptarëve e serbëve në këtë komunë.

div.meta-author { display:none; }