News That Matters

Edhe katër kamionë tjerë vendosen tek barrikadat në Bërnjak

27/09/2021 9:20
Katër kamionë të rinj janë vendosur tek barrikadat në pikëkalimin kufitar në Bërnjak këtë të hënë.

Kjo vjen në ditën e tetë të protestës nga serbët pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Këta kamionë janë vendosur në ora 01:00 pas mesnate e po ashtu është vendosur edhe një tendë e re nga protestuesit.

div.meta-author { display:none; }