News That Matters

Edhe ambasadori amerikan Christopher Hill po merr pjesë në “Open Balkan”

07/06/2022. 19:53

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, është duke marrë pjesë në samitin e “Open Balkan” që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kjo në fakt është edhe hera e parë që një ambasador amerikan po merr pjesë në një takim të “Ballkanit të Hapur”, gjë që bën të flitet për një mbështetje amerikane karshi kësaj iniciative rajonale.

I Dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor., Gabriel Escobar, gjatë një videoadresimi që kishte pasë në konferencën për “Ballkanin e Hapur” që ishte mbajtur në Kuvendin e Serbisë në nëntor të vitit 2021, dha sinjale se ShBA e mbështet “Ballkanin e Hapur”.

Ai tha se nëse në “Open Balkan” nuk përfshihen gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ajo nuk do të funksionojë.

“Përkrahim planin e Ballkanit të Hapur, gjithëpërfshirës, në mënyrë që të sigurojë qarkullim të lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit e shërbimeve”, deklaroi ai.

Edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, kishte thënë se “SHBA gjithashtu mbështet “Open Balkan” (e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor) & nisma të tjera që nxisin integrimin rajonal”.

div.meta-author { display:none; }