
27/11/2021 21:00
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me humanistin nga organizata “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, sot në shënim të festës së madhe, dorëzuan çelësat e shtëpive për 5 familje në nevojë të komunës së Skenderajt.
“Jam shumë i lumtur që bashkë me hoxhën Halil dhe donatorë tjerë brenda mandatit tim qeverisës kemi arritur t’i bëjmë me shtëpi apo banesa mbi 90 familje në nevojë”, tha Jashari.
Jashari, për këtë u shpreh falenderues ndaj Zotit, hoxhës Halil Kastrati, donatorëve të kësaj shoqate dhe donatorëve tjerë që ndihmuan familjet në nevojë.