
25/10/2021 09:29
Ed Sheeran ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është izoluar.
Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari 30 vjeçar, albumi i të cilit do të publikohet të premten më 29 tetor, përmes një deklarate të postuar në Instagram.
“Njoftim i shpejt për t’ju thënë se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, kështu që tani jam duke u izoluar dhe duke ndjekur udhëzimet e qeverisë. Kjo do të thotë që nuk jam në gjendje të bëj ndonjë angazhim personal, kështu që intervistat dhe performancat e mia do t’i bëj nga shtëpia ime”.
“Kërkoj falje kujtdo që e kam zhgënjyer”.
Javën e ardhshme, Ed do të bashkohet drejtpërdrejt me Zane Loëe të Apple Music për të luajtur këngë të reja nga albumi i tij i pestë dhe për të marrë pyetje nga fansat.
Albumi i ri i Edi, do të përmbajë këngët “Shivers” dhe “Bad Habits”. Ai më parë e përshkroi punën si “një rekord vërtet personal dhe që do të thotë shumë për mua”.
“Jeta ime ndryshoi shumë gjatë viteve të fundit – u martova, u bëra baba, përjetova humbje dhe reflektoj mbi këto tema gjatë rrjedhës së albumit”, tha ai.