
02/03/2022 13:13
Prej disa ditësh Ukraina po përballet me situatë lufte përball shtetit fqinjë, Rusisë.
Edhe sot, kur ukrainasit janë në ditën e shtatë kundër agresionit rus, situata po vazhdon të jetë e ngjashme.
Populli ukrainas kanë pas mbështetje nga e gjithë bota. Përveç shteteve më të fuqishme dhe liderëve botëror, edhe emra të njohur nga skena e artit kanë treguar përkrahjen e tyre për popullin ukrainas.
Kjo përkrahje morale nuk ka munguar as nga artistë të ndryshme në vend.
Së fundi, ka reaguar artistja, Shkëndije Mujaj, e cila përmes një postimi të hedhur në Instagramin e saj e ka mallkuar presidentin rus, Vladimir Putin.
“O zot shkatërroje atë sa më shpejt”, ka qenë shkrimi i saj derisa me videon ka bashkangjitur edhe imazhe mjaft prekëse nga personat që janë duke kaluar gjendje të rëndë në Ukrainë.