News That Matters

E mitura raporton se u dhunua, rasti hetohet nga policia

03/10/2021 09:39

Një e mitur nga Prishtina ka raportuar se ka pasur dhunë fizike dhe është dhunuar disa herë nga një shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Sipas viktimës i dyshuari tani ndodhet në një shtet tjetër.

“Prishtinë NN – NN. Viktima femër kosovare e mitur në prezencën e PQS-së ka raportuar se ka pasur dhunë fizike dhe është dhunuar disa herë nga i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore. Sipas viktimës i dyshuari tani ndodhet në një shtet tjetër. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

div.meta-author { display:none; }