
20/10/2021 12:55
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se sateliti ‘Albania 1’ do të lëshohet në hapësirë në muajin mars ndërsa sateliti ‘Albania 2’ do të lëshohet në hapësirë në muajin qershor të vitit 2022.
Në videon e publikuar nga Rama shihen pamjet e lëshimit të Spacex Falcon 9, që u bë në qershor.
“Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.” dëgjohet të thotë Rama.
” Pra jemi këtu.
“Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.
“Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.
Kryeministri Edi Rama: Po Albania 2? Në qershor…
Saktë…”, ka thënë ai ndër të tjera.