News That Matters

E bënë të martuar me dy fëmijë, reagon ish konkurrenti i “Për’puthen”

21/03/2022 21:45
Albi është ish konkurrenti i edicionit të tretë të “Për’puthen”.

Ai është komentuar për raportin me Alesian gjatë kohës kur ishte pjesë e “Për’puthen”, shkruan lajmi.net.

Por ai po vazhdon të komentohet edhe pas daljes nga aty.

Albi ishte deklaruar për Alesian, por gjërat mes tyre nuk shkuan si duhet dhe ish konkurrenti hoqi dorë dhe la programin.

E së fundi për të janë thënë edhe fjalë që atij si kanë pëlqyer aspak.

Ai ka reaguar rreth një lajmi se ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Përmes një ‘Instastory’ ai është shprehur i irrituar nga mediat e shkruara që postojnë lajme vetëm për klikime.

“Sikur t’i shihja e t’i njihja dhe unë, nusen e fëmijët s’kish qenë keq…na e shpifët, veq për klikime ça nuk shpikni…”, thuhet në reagimin e ish konkurrentit.

div.meta-author { display:none; }