News That Matters

Dy policë suspendohen për arrestimin e kameramanit gjatë aksionit në Suharekë

03/02/2022

Dy zyrtarë policorë janë suspenduar pas arrestimit të kameramanit të Ekonomia Online, Albion Selitaj, derisa ishte duke mbuluar ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për të marrë në menaxhim zyrat e ndërmarrjes “AgroKosova Holding“.

Po ashtu edhe ndaj pesë zyrtarëve të tjerë policorë është inciuar procedurë e brendshme disciplinore.

Këtë e kanë konfirmuar zyrtarisht edhe Policia e Prizrenit.

“Me datë 03.02.2022, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria Rajonale e Prizrenit ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë dhe ndaj pesë zyrtarëve të tjerë ka iniciuar procedurë të brendshme disiplinore, të cilët kanë qenë të inkuadruar në realizimin e planit policor në asistencë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP-së) në komunën e Suharekës, me ç’rast kanë arrestuar një person për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Në njoftimin e policisë thuhet se suspendimi i tyre është mbështetur në udhëzimin administrativ të PK-së për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me qëllim të hetimit dhe sqarimit të veprimeve dhe sjelljeve të tyre në këtë rast.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Drejtoria e Standardeve Profesionale e PK-së dhe Inspektorati Policor (IPK).

Pas marrjes në pyetje në stacionin policor në Suharekë, kameramani Albion Selitaj është liruar.

div.meta-author { display:none; }