
Sezoni i ri i Superligës së Kosovës 2021-22, nisi dje me tri ndeshje interesante, me Dritën që fitoi me përmbysje kundër Feronikelit, ndërsa Llapi dhe Gjilani me barazime kundër Drenicës dhe Ulpianës.
Sot Superliga e Kosovës vazhdon me dy ndeshje tjera, Prishtina kundër Malishevës dhe Ballkani me Dukagjinin.
“Plisat” pas paraqitjes së mirë në garat evropiane, e kërkojnë fitoren e parë kundër Malishevës, e cila është përforcuar mjaftë shumë në këtë afat kalimtar.
Në ndeshjen tjetër përballet Ballkani me Dukagjinin, që pritet të jetë një ndeshje mjaftë interesante.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 17:00.