
07/11/2021 14:08
Dua Lipa bashkë me Alesha Dixon dhe Kate Garraway u panë në Londër për koncertin e parë të Adelës pas katër vitesh, të shtunën mbrëma.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore kishte të veshur një fustan rozë, të punuar nga stilistja Blumarine, në dorë mbante një çantë po ashtu ngjyrë rozë të kombinuar edhe me sandale me rripa.
Rikthimi i këngëtares së “Someone Like You” në skenë u regjistrua si pjesë speciale e ITV, e titulluar ‘An Audience With Adele’, e cila do të transmetohet të dielën e 21 nëntorit.
Adele, e cila kohët e fundit ka publikuar këngën e re “Easy On Me” pas gjashtë vitesh, do të performojë edhe këngë të reja nga albumi i saj i ardhshëm.
Miqtë e famshëm të Adelës thuhet se u pritën më pas në një bar, me pije falas.