
25/09/2021 12:16
Dua Lipa është e preferuara e Donatella Versace këtë e kemi vënë re.
Artistja shqiptare është imazh i koleksionit të ri vjeshtë – dimër të brendit të njohur dhe nuk kishte si të mungonte në sfilatë në javën e modës në Milano.
Shqiptarja hapi dhe mbylli sfilatën duke sfiluar në pasarelë si një modele e vërtetë.
Me flokë të gjatë deri në fundshpinë ajo hapi sfilatën me një veshje të zezë ndërsa e mbylli me ngjyrën rozë.