
Më 22. 12.2022, në SHMLM ”Dr. Xheladin Deda” u bë pranim-dorëzimi i detyrës së re të drejtorit të shkollës. Ky pranim-dorëzim u bë në mënyrën më korrekte dhe civilizuese siç edhe u ka hije njerëzve me integritet njerëzor e profesional.
Detyrën e re të menaxhimit të shkollës, të bartur nga drejtori i deritanishëm, Gani Rama, e mori profesoresha, Drite Qamili, e cila nga tash e tutje do ta drejtojë këtë institucion shkollor në cilësinë e drejtoreshës.
Kolektivi i shkollës, natyrisht që si çdoherë e mirëpriti këtë ndërrim, gjithnjë duke besuar në zotësinë dhe kapacitetin intelektual të drejtoreshës, Drite Qamili, dhe i urojnë punë të mbarë dhe suksese në detyrën e re, e njëherit shprehin gatishmërinë e tyre për ta përkrahur në këtë rrugëtim të ri!