

Fjalimi i plotë i Prof. Dr. Shemsedin Dreshaj, në Kuvendin e Kosovës:
“Kosova është amanet ndër shekuj.
Situata është më tepër se shqetësuese, dhe atë duke ju falenderuar hapave të pa matur dhe të pa ko-ordinar, veprimeve ad-hok e pa strategji të kësaj Qeverie. Qeveri e eksperimenteve.
Eksperimentet tuaja nuk po kan fund. Asnjëri prej tyre nuk u deshmua si i suksesshëm, madje në asnjë digaster menaxherial.
Ju mund të eksperimentoni me menaxhimin lokal, e keni marr voten, por asesi eksperimente me vendin dhe të ardhmen e tijë. Për të është derdhur shumë gjak ndër vite. As ju e asnjëri nga ne nuk e ka këtë të drejt.
Qeveritë shkojnë e vijnë, por Kosova është një, dhe e vetme dhe e lame me shumë gjak për vite të tëra.
Kjo agjendë e derisotme, nuk është agjendë për të mirën e vendit, as për sot e as për nesër. Kjo është agjendë e fqinjit tonë verior, Kosova shtet jo funksional. Këtë jeni duke e bërë dhe atë duke ua dëshmuar armiqëve tanë dhe duke i zhgënjyer dhe ofenduar miqtë tanë strategjik.
Agjenda e juaj e derisotme është në favor te agjendës Serbe.
Po ju citoj strategjine e shkruar ne librin e Dobrica Qosiq ne “Koha e gjarpinjëve” dhe e cila është futur në memorandumin e Akademisë serbe:
“ Kosova nuk rikthehet me lufte. E vetmja mënyrë për rikthimin e Kosovës është kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë. Kur shqiptarët ndihen të vetëmjaftueshëm dhe nacionalizmi për të mbajtur e ruajtur pushtet del para strategjisë amerikane e europiane. Shërbimet tona duhet të veprojnë në Kosovë e ta ndërtojnë një imazh qe e imiton nacionalizmin e verbër të Millosheviqit. Kur të vjen ky moment atëhere ngjallet shpresa serbe për rikthimin e Kosovës”.
Hapat e derisotme, të bëra nga kjo qeverisje, si në planin ndërkombëtare e kombëtare i shërbejnë kësaj strategjie.
Ju lutem kthjelluni sa nuk është vonë!
Nëse nuk dini, nuk guxoni ose nuk doni, leshojani vendin të diturve, të guximshmëve dhe atyre që e dojnë këtë vend, e që e kanë dëshmuar duke i dal zot Atdheut në kohërat më të vështira. Atyre që nuk eksperimentojnë me durimin amerikan dhe fatin e këtij vendi.”