News That Matters

Dreshaj: Heronjët asnjëherë nuk dalin prej historisë

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Dr. Shemsedin Dreshaj me datë 20.04.2024 ishte në Pejë, Grykë të Rugovës e në fshtëra te Rugovës, ku nderoi heronjët e martirët e kësaj treve, bashk me familjarë, bashkëluftetarë, përfaqësues shtetëror e struktura partiake. Në një fjalë rasti u shpreh si në vijim:

“Trimëria asnjëherë nuk del prej mode, e Heronjet asnjëherë nuk dalin prej historisë”
 Ushtria Çlirimtare e Kosovës “doli në skenë” në kohën kur ende “shikoheshim para pasqyrës” se “çfarë të zgjidhnim ndërmjet robërimit të ri dhe mobilizimit kombëtar për liri”. Krijimi i UÇK’së shënoi perëndimin e kohës kur thuhej se: ”Serbia ka forcë, por nuk ka popull, për ta mbështetur që Kosova të mbetet në Serbi, ndërsa Kosova ka popull, por nuk ka forcë, për ta jetësuar pavarësinë e  saj”.
Zonja dhe zotërinj, musafirë të nderuar, familjar te deshmorëve,
 
Jam shumë i nderuar me kërkesën Tuaj që, krahas komandantit Sali Lajqi, të flas në këtë ditë te rëndësishmë për Pejën, Rugovën e Kosovën.
Sot mlidhemi te gjith këtu, në perkujtimin e kesaj dite te shenuar, 20.04.2024, edhe pse nuk “ulemi të gjithë në një sofër”, në një ditë të till të shënueshme për popullin dhe për kombin tonë, është vetëm njësofër, si ishte në vitet 1998-1999.
Sot përkulemi para varrezave të dëshmorëve të popullit e të kombit, përkujtojmë trimërinë dhe sakrificën e tyre për ta shkruar një faqe të re në historinë tonë, për nxitjen, zhvillimin dhe përshpejtimin e proceseve për liri e pavarësi të Kosoës dhe të shqiptarëve.

I prirur që çdo fjale time t’i prijë një moto, për sot kam përzgjedhur këtë: Aty ku nuk ka ushtri, nuk ka luftë; aty ku nuk ka luftë, nuk ka as fitore.
Kësaj motoje i konkuron dhe një moto tjetër: trimëria asnjëherë nuk del prej modës; Heronjët asnjëherë nuk dalin prej historisë.
Krijimi i UÇK-së  shënoi perëndimin e kohës kur thuhej se: ”Serbia ka forcë, por nuk ka popull, për ta mbështetur që Kosova të mbetet në Serbi, ndërsa Kosova ka popull, por nuk ka forcë, për ta jetësuar pavarësinë e  saj”.
Demanti me i mirë i kësajë janë keta djem dhe vajza, te cilet kishinnje moto: “Ma mirë n’dhe me u kja me mallë, se nën shkja me ndej për t’gjallë”.
Ç’është e vërteta, “liria ishte ëndërr dhe preokupim jetësor i ketyre djemëve, dhe se “vetëm lufta mund t’ia sjellë lirinë Kosovës”.
Prandaj, nderi dhe respekti sot e përherë janë të rezervuar për ta dhe ne sot përkulemi para tyre.
Thonë se respekti për të rënët forcon miqësinë e të gjallëve. Të vdekurit jetojnë përderisa të ketë të gjallë që mendojnë për ta.
Megjithë zhvillimet në 25 vjetët e fundit, po jetojmë në kohën kur po i bëhen kontestime atyre zhvillimeve. Ka përpjekje për dëmkosjen e luftës dhe të rolit të UCK-së.
Të shumtën e herëve, për ato kontestime dhe dëmkosje, kemi një përgjigje: “E drejta është në anën tonë”, pa vra mendjen se duhet ta shpërndash të vërtetën për të argumentuar se, vërtet, ai që kërkon drejtësi, nuk i shkakton askujt padrejtësi.
Kemi lejuar që, edhe me ndonjë veprim tonin, ta zbehim imazhin tonë. Prandaj, tash në vend të ecjes normale, na mbetet “vrapimi me pengesa”.
Miku më i madh i së vërtetës është koha; armiku i saj më i madh është paragjykimi.
Mendoj se koha do t’i shuaj paragjykimet e shfaqura për UÇK’në që në lindjen e saj.    
Nuk mund të ketë dy bindje për një të vërtetë.
Nuk ka padrejtësi më të madhe se kur drejtësia shtrembërohet.
 Duhet ta themi të vërtetën, në mënyrë që gënjeshtra të mos e grryej atë përbrenda.
    
Sipas Berholt Brehtit, gjatë kërkimit të së vërtetës, duhet të përballohen pesë vështirësi:
    – e para, duhet ta kesh guximin ta thuash të vërtetën;
    – e dyta, duhet ta kesh mençurinë për ta dalluar atë;
    – e treta, duhet ta kesh aftësinë për ta bërë të përdorshme;
    – e katërta, duhet ta kesh mendimin e qartë për ta zgjedhur, dhe
    – e pesta, duhet ta kesh dinakërinë për ta shpërndarë të vërtetën.

Dhe e vërteta duhet ta merr dhenë.
Nuk ka asnjë normë, asnjë parim dhe asnjë dokument të së drejtës ndërkombëtare që do të mund të kontestonte luftën e drejtë, luftën mbrojtëse, çlirimtare e kombëtare të UCK-së: përkujtoj fjalinë e njohur të Klintonit në vitin 1999: “Kriza e Kosovës ishte një gjenocid në zemër të Europës”.
E vërteta thotë se nuk ishte Kosova, por ishte Serbia, ajo që e nxiti luftën e padrejtë dhe të pabarabartë; ishte Serbia që shkeli normat, parimet dhe dokumentet e të drejtës ndërkombëtare, madje qysh kur kishte aneksuar Kosovën për disa herë: 1912, 1918, 1945 dhe 1989.
Nuk mund të ketë dy të vërteta për një realitet që, me vonesë, u kuptua  nga bashkësia ndërkombëtare cila ndërhyri në anën e Kosovës dhe e ndihmoi Kosovën.
E vërteta thotë se ishin SHBA dhe NATO’ja që mbështeten UÇK’në dhe luftën e drejtë të saj.
E vërteta thotë se në luftën e UÇK’së u përmbushën katër elementet thelbësore të luftës antikoloniale:
    – një, objektivi politik i luftës së armatosur;
    – dy, zhvillimi i luftës së armatosur kundër pushtuesit kolonial;
    – tre, ekzistimi i organizatës së caktuar që zhvillon veprime të armatosura dhe,
    – katër, përmasat minimale të konfliktit.
     Kjo është gjuha e të drejtës ndërkombëtare.
     Po e theksoj këtë fakt për shkak të keqinterpretimit juridik ndërkombëtar që iu bë ndonjëherë UÇK’së, si për shembull në Rezolutën nr. 1160 (1998) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
E vërteta thotë se agresioni serb në Kosovë nuk mund të justifikohet as me parimin e “sovranitetit kolonial” dhe as me parimin e “mosndërhyrjes ndërkombëtare”.
Luftën e NATO’s dhe të UCK’së e mohojnë dhe e vëjnë në pyetje pushtuesi serb dhe qarqet e caktuara në një numër vendesh që e mbështesin politikën serbe kundër pavarësisë së Kosovës.
Prandaj, për ta përmbyllur fjalën po i kthehem edhe një herë nevojës për ‘t’u bërë bashkë” në veprime të përbashkëta; për të kërkuar dhe për të gjetur udhët për daljen nga një gjendje që mund të na sillet “në rreth”. Kjo behet me perzgjedhjen, mbeshtetjen dhe emerimin ne vende pergjegjese te individeve te dishem, te mencur, te pergjegjshm, te deshmuar dhe te guximshem. Mos respektimi i kesaje premise, rrezikon te sotmen dhe te nesermen.
 
Lavdi kontributit, vepres dhe sacrifices!
Zoti e bekofte Kosoven!

Prof. Dr. Shemsedin Dreshaj

div.meta-author { display:none; }