News That Matters

Drenas: Nënkryetari Shala bashkëbisedon me raportuesen në PE për Kosovën, Viola von Cramon

05/02/2022 13:03

Në Gjimnazin “Skënderbeu” në Drenas është mbajtur takimi i organizuar nga nxënësit e këtij gjimnazi me anëtaren dhe raportuesen në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon

.
Në takimin online me raportuesen Cramon, përveç nxënësve të Gjimnazit “Skënderbeu”, morën pjesë nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka.

Nënkryetari Shala në një fjalë rasti përshëndeti dhe falenderoi zonjën Cramon për angazhimin e saj të vazhdueshëm në promovimin e shtetit tonë dhe gatishmërinë për të lobuar që edhe vendi ynë të fitojë liberalizimin e vizave, duke ditur që Viola von Cramon njihet si një ndër lobueset më të mëdha në Parlamentin Evropian që Kosova të fitojë këtë të drejtë për qytetarët e saj.

Poashtu nënkryetari Shala shprehu angazhimin dhe përkushtimin që Komuna e Drenasit ka për përmirësimin dhe rritjen e cilësisë në arsim.

“Ishte një kënaqësi tepër e madhe të shihje nxënësit e kësaj shkolle të komunikonin dhe të bënin pyetje në gjuhën angleze dhe gjermane, kjo një dëshmi që nxënësit tanë përkundër kufizimeve vazhdojnë të arsimohen”, shtoi tutje nënkryetari Shala.

div.meta-author { display:none; }