
29/07/2022. 17:47
Në komunen e Mitrovicës Drejtoria për Bujqësi dhe IADK ka vazhduar ti mbështes fermeret, kjo bazuar në marrëveshjen për bashkëpunim në mes komunes dhe organizatës “Iniciativa për zhvillimin e bujqësisë së Kosoves në realizimin e e projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grave nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit”, sot janë nënshkruar kontratat në mes të fermerëve të Mitrovicës dhe këtyre dy akterëve. Përfitues të këtij projekti janë nëntë fermerë në sektorin e blegtorisë, dy përfitues në sektorin e bletarisë, një përfitues në sektorin e perimeve, një përfitues në sektorin e përpunimit dhe një përfitues në sektorin e shpezëtarisë. Me këtë rast, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, ka thën se projektet e tilla janë shumë të rëndësishme për komunën tonë sepse ndikojnë drejtpërdrejtë në mbështetjen e fermerëve dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në të gjitha fushat.
Po ashtu ai ka falënderuar IADK-në për këtë bashkëpunim kaq të rëndësishëm për fermerët e Mitrovicës, me ç’rast theksoj se ky bashkëpunim i ndërsjellët do të vazhdon edhe në të ardhmen.