
15/07/2022. 15:59
Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ka filluar shenjëzimin e rrugëve në qytetin e Mitrovicës.
E për t’i parë së afërmi punimet, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, sot kanë inspektuar punimet që po bëhen në vendosjen e shenjëzimit.
Nënkryetari Tahiri shtoi se Komuna e Mitrovicës ka një sërë projektesh që do të realizohen dhe se shenjëzimi i duhur përveç që ndihmon orientimin, është i rëndësishëm edhe për sigurinë e të gjithë pjesëtarëve të trafikut në qytet, ku qëllimi kryesorë është rritja e sigurisë në komunikacion për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, ka bërë të ditur se vendosja e shenjëzimit ka përfunduar tek Liqeni Akumulues dhe do të vazhdoj edhe në rrugët e tjera të qytetit.