News That Matters

Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë përfiton donacion afër 12 mijë euro nga OJQ “ASB”

24/06/2022. 18:35

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, sot ka pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të OJQ-së “Arbeiter-Samariter-Bund (ASB)”, Dafina Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorin e saj.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani dhe drejtori, Elvis Feka.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi rreth dhurimit të donacionit në vlerë prej 11 mijë e 500 euro, donacion ky i cili i dedikohet Drejtorisë së Shëndetësisë me pajisje dhe aparatura për nevoja të QKMF-së.

Gjatë takimit të dy palët janë përcaktuar rreth hapave të mëtutjeshëm deri tek finalizimin i pranim- dorëzimit të këtij donacioni që pritet të bëhet së shpejti.

Me këtë rast, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj organizate për dhurimin e këtij donacioni për shëndetësinë e Mitrovicës, duke theksuar ndikimin që do të kenë këto pajisje në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në QKMF.

div.meta-author { display:none; }