News That Matters

Drejtoria e Inspekcionit vazhdon me lirimin e hapësirave publike në qytetin e Mitrovicës

08/02/2022 13:31
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Valon Brahimi, së bashku me inspektorët komunal, si dhe drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Edison Tërnava, kanë realizuar një aksion të përbashkët për lirimin e hapësirave publike në qytet.
Aksioni është zhvilluar në këto sheshe të qytetit, në sheshin “Isa Boletini”, sheshin “Mehë Uka”, sheshin “Adem Jashari”, si dhe sheshin “Agim Hajrizi”.

Drejtoria e Inspekcionit dhe Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor sot kanë bërë identifikimin e vendosjes së anekseve pa leje nga disa biznese përgjatë këtyre shesheve.

Me këtë rast, Drejtoria e Inspekcionit ka obliguar bizneset të fillojnë së vepruari në përputhje me rendin komunal dhe të pajisen me leje adekuate për shfrytëzimin e hapësirës publike.

div.meta-author { display:none; }