News That Matters

Drejtoria e Administratës e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve kualitative për qytetarët e Mitrovicës

15/07/2022. 20:32

Drejtoria e Administratës në mënyrë që qytetarëve të Mitrovicës t’ju ofroj shërbime sa më të shpejta dhe efikase, ka bërë largimin e E-Kioskave të cilat tani e një kohë të gjatë ndodhen jashtë funksionit, për t’i zëvendësuar ato me E-Kioska të reja.

Gëzim Stavileci, drejtori i Administratës, ka bërë të ditur se në kuadër të planit të punës së drejtorisë, do të ketë avancim dhe digjitalizim të shumë shërbimeve komunale, duke përfshirë këtu edhe E-Kioskat, në mënyrë që qytetarët të pranojnë shërbime sa më profesionale dhe të shpejta.

Po ashtu, nga drejtori Stavileci është potencuar se largimi i E-Kioskave të vjetra dhe zëvendësimi i tyre me pajisje të reja, do të lehtësoj procesin e pajisjes së qytetarëve me dokumente të gjendjes civile.

div.meta-author { display:none; }