
31/01/2022 22:33
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi Dr.Fahri Shabani, ka vizituar Qendrat e Mjekësisë Familjare në Iliridë, Vaganicë, Shipol, Zhabar, Shupkovc, Bair 1 dhe Bair 2 si dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare në Broboniq, Gushavc dhe Fidanishte.
“Përkundër numrit të kufizuar të mjekëve, infermierëve dhe punëtorëve të tjerë shëndetësorë këto institucione të Kujdesit Parësor Shëndetësorë me sukses po ia dalin të ofrojnë shërbimet e nevojshme shëndetësorë për qytetarët edhe në këtë situatë të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid- 19, që po shoqërohet edhe me rritjen e fluksit të pacientëve edhe në Kujdesin Parësor Shëndetësorë”, ka thënë drejtori Shabani.
Gjatë këtyre vizitave drejtori Shabani u njoh për së afërmi me kushtet e punës, nevojat dhe specifikat për secilën QMF dhe AMF.