
29/07/2022. 21:10
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, në komunën e Mitrovicës ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të shoqatës së personave me paralizë të fëmijëve “Handicap Kosova”, z. Ajhan Saraçi, si dhe znj. Flutura Beka, anëtare e Komitetit Paraolimipik të Republikës së Kosovës .
Gjatë këtij takimi drejtori Shabani, njoftoj të pranishmit se janë duke punuar për krijimin e kushteve sa më të mira, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore shëndetësore për të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës.
Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Handicap Kosova, fillimisht ka falënderuar Komunën e Mitrovicës për bashkëpunimin e treguar, duke e njoftuar tutje drejtorin Shabani lidhur me vështirësitë që kanë si Ojq, dhe për projektet që priten të realizohen, ku do të përfitojnë anëtarët e Handicap Kosova, që janë qytetarë të Komunës së Mitrovicës.
Drejtori për Shëndetësi, Fahri Shabani, u zotua se do të vazhdojë bashkëpunimi i mirë ndërmjet Drejtorisë për Shëndetësi dhe Handicap Kosova, duke ofruar shërbime shëndetësore ambulatore si dhe vizita shëndetësore shtëpiake, sa më cilësore dhe kushte sa më të favorshme për këta fëmijë.
Gjithashtu u shpreh i gatshëm për përkrahjen e çdo projekti aty ku kanë mundësi ligjore dhe buxhetore.