
26/05/2022. 12:14
Drejtori i Arsimit, Kastriot Duraku dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Alban Berisha, u takuan me përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë, konkretisht Sektorin për Diplomaci Publike në Ambasadën Amerikane. Ky ekip i Sektorit për Marrëdhënie me Publikun u kryesua nga zëvendësdrejtori i këtij sektori, z. Ray Nayler.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me nevojat e qytetarëve të komunës së Skenderajt, krijimi i programeve të reja, modifikimi i atyre aktuale që të jenë në shërbim sa më të mirë të qytetarëve, pra, njohja më mirë me Skënderajn.
Programet e këtij sektori lidhen kryesisht me arsim dhe kulturë dhe u diskutua për prioritetet në arsim, kulturë dhe rini si dhe për gjendjen mjedisore në Skënderaj.
Në këtë takim u diskutua edhe për shumë projekte të përbashkëta, për planet tona për zhvillimin e programeve për arsim e rini si dhe për gatishmërinë e Ambasadës Amerikane në mbështetje të projekteve që janë të nevojshme për komunën tonë.