News That Matters

Drejtoresha Kadriu inspekton punimet në rregullimin e oborrit të çerdhes publike “Gëzimi Ynë”

Drejtoresha Drejtorisë Komunale të Arsimit, znj. Drita Kadriu, së bashku me stafin e saj sot ka vizituar institucionin parashkollor “Gëzimi Ynë”, për të inspektuar punimet e rregullimit të infrastrukturës së oborrit.

Gjatë kësaj vizite drejtoresha znj. Kadriu, është pritur nga përfaqësuesja e çerdhes e cila e ka njoftuar me fazat e zhvillimit të punimeve.

Me këtë rast, drejtoresha ka ndjekur ritmin e punimeve në këtë çerdhe duke kërkuar që punimet të zhvillohen sipas projektit të paraparë dhe gjithçka të jetë gati në fillimin e vitit të ri shkollor.

Pas renovimit të plotë të çerdhes, po vazhdon faza e rregullimit të oborrit të çerdhes e cila do të jetë një model për institucione të tjera parashkollore.

Përmes këtij projekti parashihet rregullimi i tërësishëm i oborrit, krijimi i hapësirave rekreative dhe gjelbëruese, krijimi i një këndi të veçantë për zhvillimin e aktiviteteve sportive, rregullimi i shtigjeve të ecjes, qasje të shpejta dhe të lehta dhe rregullimi i hapësirave tjera të cilat këtë çerdhe do ta bëjnë sa më funksionale.

Në vazhdim të inspektimit lidhur me punimet e deri tanishme të kryera nga drejtoresha e DKA-së, znj. Drita Kadriu, është bërë e ditur se kushtet dhe mjedisi për pritjen e fëmijëve në shtator do të jenë më se të kënaqshme.

div.meta-author { display:none; }