News That Matters

Drejtoresha e Teatrit në Rusi jep dorëheqjen: Nuk punoj për një vrasës

27/02/2022 23:20
Drejtoresha e Teatrit Shtetëror në Moskë, Elena Kovalskaya dha dorëheqjen ditnën e enjte, pasi Rusia nisi sulmet ushtarake në Ukrainë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kovalskaya njoftonte se nuk pranonte të vijonte të paguhej nga një vrasës, siç e cilësoi ajo Presidentin e Rusisë.

“Miq, në shenjë proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës, po jap dorëheqjen nga drejtimi i teatrit shtetëror – CIMA. Është e pamundur të punosh për një vrasës dhe të paguhesh prej tij”, shkroi Kovalskaya në faqen e saj në Facebook.

Ajo njoftoi se projektet në Teatrin Shtetëror do t’i çojë deri në fund, në mënyrë vullnetare, pa marrë pagesë nga shteti, president i të cilit është Vladimir Putini.

Kovalskaya nuk u ndal me kaq, ajo u bëri thirrje të gjithë rusëve që t’i thonë “Jo” luftës, e të mos heshtin.

Kovalskaya është kritike arti dhe mësuese e historisë së teatrit botëror.

Ajo u bë drejtoreshë e Meyerhold Theatre and Cultural Center në vitin 2021. Ky teatër i ka ndaluar aktorët të bëjnë komente për pushtimin rus të Ukrainës.

Por veprimi i Kovalskayas për të dhënë dorëheqjen u mbështet nga qytetarët rusë, dhe bëri bujë në mediat botërore.

div.meta-author { display:none; }