
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Mitrovicës Dr. Drita Kadriu ka paraqitur vizionet për objektivat dhe për relalizimin e aktiviteteve, investimeve në objektet shkollore, që do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë së sistemit të arsimit në qytetin e Mitrovicës.
Në llogarinë e saj në facebook, ajo ka shkruar:
“
Të dashur miq virtual e real,
Mësimdhënës dhe dashamir të arsimit,
Prindër e nxënës të dashur,
Në vitin 2023 do të vazhdojmë të realizojmë objektivat dhe aktivitetet që di t’i kontribuojnë ngritjes së cilësisë në shërbimet arsimore.
Po lëmë pas një vit të përmbushur plotësisht me realizimin e objektivës së vendosjes së ligjshmërisë në sistem, duke mbyllur të gjitha konkurset e mësimdhënësve. Tash po hapim kapitullin e ri të thirrjes per kuadro të udhëheqjes arsimore.
Një aksiomë pedagogjike thotë “Nuk mund të ketë shkollë të mirë me drejtor të dobët, por as drejtor të mirë me shkollë të dobët”, andaj do të investojmë edhe në udhëheqjen arsimore me qëllim të arritjeve të synimeve tona për ta ngritur cilësinë e të nxënit të nxënësve. Në vitin 2023 do të realizojmë sfidën e udhëheqjes arsimore.
Kemi vendosur standard përmes ligjshmërisë tek regjistrimi i nxënësve në klasët e dhjeta, ndërsa së shpejti do të fillojë pilotimi i regjistrimit elektronik të nxënësve për vitin shkollor 2023/2024.
Paisja e shkollave me mjete didaktike, rregullimi i infrastrukturës, shqyrtimi i kërkesave për objektin e ri të shkollës “Abdullah Shabani”, ndërtimi i shkollës së Arteve “Tefta Tashko”, e investime tjera janë pjesë e aktivitetetve të përditshme.
Vëmendje do t’i kushtojmë ambienteve të pastra të shkollave si dhe sigurisë së tyre.
Të dashur miq virtual e real,
Për secilin aktivitet që do ta bëjmë do të jeni të njoftuar sikurse në vitin që e lam pas.
Na priftë e mbara!”
