
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se është mbajtur një mbledhje urgjente e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, pas dorëheqjes së u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK-së, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi.
Në kompetencë të plotë të Bordit Drejtues është emëruar zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së, me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, e falënderon për bashkëpunimin e treguar.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i ShSKUK-së, në mbledhjen urgjente të mbajtur me datë 26.01.2023, ka shqyrtuar letër- dorëheqjen e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, me numër protokolli 289, të datës 26.01.2023, dhe të njëjtën e ka miratuar.
Po ashtu, ju njoftojmë se bazuar në kompetencat e veta Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së, me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, e falënderon për bashkëpunimin e treguar.