
07/02/2022 22:22
Oda e Mjekëve ka njoftuar sot se Dr. Ibadete Bytyçi mori çmimin “Shkencëtar i vitit”, çmim ky i dhënë nga Ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Znj. Arbërie Nagavci.
Dr. Ibadete Bytyçi është doktore e shkencave
mjekësore/kardiolog, është anëtare e shumë shoqatave kardiologjike ndërkombëtare, anëtare e redaksisë në Revistën Mjeku, ka 8 mirënjohje në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për arritje profesionale shkencore, fituese e shumë çmimeve të ndara nga Oda e Mjekëve të Kosovës, ka 4 libra ku 3 prej tyre janë udhërrëfyes vendor dhe një ndërkombëtar, e shumë abstrakte dhe punime tjera shkencore.
Një doktoreshë me bagazh të pasur shkencor dhe shembull për të gjithë ne padyshim është Dr. Ibadete Bytyçi.