
Down Syndrome Kosova, ngriti zërin për trajtim të barabartë shoqëror, qasje gjithëpërfshirëse dhe krijimin e kushteve për tregun e hapur të punës.
Postimi i plotë:
🚍 Vizita e radhës e grupit avokues u realizua në Komunën e Mitrovicës
Në kuadër të fushatës “Gjithëpërfshirje” në bashkëpunim me IPKO Foundation grupi avokues i personave me sindromë Down, ngriti zërin për trajtim të barabartë shoqëror, qasje gjithëpërfshirëse dhe krijimin e kushteve për tregun e hapur të punës.
🎯 Grupi avokues dhe anëtarët e tjerë të komunitetit u argëtuan përmes lojërave rekreative si; shahu, loja e koncentrimit, “gjej fjalën e duhur” etj. Ndër të tjera, anëtarët tanë promovuan punën dhe potencialin e tyre si dhe luajtën në instrumentin muzikor, kitarën.
Fushata avokuese po mbështet nga Agjensitë e UN Kosovo Team, UNKT, UNDP Kosovo, @UNFPA, Unicef Kosovo Programme, UN Women Kosovo


