
07/03/2022 18:58
Reperi Gramoz Aliu së bashku me Xhonatan Isufin i njohur si Don Xhoni, kanë vizituar sot kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Ata kanë publikuar një fotografi nga Prekazi, ku shihen duke pozuar me armë në dorë.
“I përjetshëm kujtimi për ty, komandant Adem Jashari dhe familjen tënde, që u sakrifikuat për lirinë që ne sot e gëzojmë! Sot në homazhe me Don Xhonin, djalin më të mirë të Drenicës”, ka shkruar Mozzik.