News That Matters

DnV: Fushatë zgjedhore e qetë,por me neglizhencë të masave anti-COVID

16/10/2021 11:11

Misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, përmes një konference për media, sot shpalosi vlerësimin për fushatën elektorale për zgjedhjet lokale 2021, duke u fokusuar në çështjet si respektimi i masave kundër përhapjes së pandemisë, ofertat programore dhe mënyra e shpalosjes së tyre, kandidaturat dhe shpenzimet e kandidatëve të subjekteve politike.

Në njoftimin e DnV-së thuhet se tridhjetë ditët e fushatës zgjedhore treguan se mënyra tradicionale e të bërit fushatë me tubime të mëdha, është eklipsuar nga fushata digjitale.

“Transformimin digjital të fushatës padyshim e imponuan masat kufizuese anti-COVID, por edhe fakti që platformat ‘online’ ofruan një potencial shumë më të madh, më efikas e më ekonomik në arritjen e masave dhe votuesve. Platformat ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’ janë shfrytëzuar masivisht nga kandidatët për kryetarë të komunave dhe për ata për kuvendet komunale për plasim të informatave, shpalosje të ofertave programore, shpalosje të aktiviteteve e thirrjeve për votim. Ndonëse shumica dërrmuese e këtyre postimeve ishin të sponsorizuara, transparenca për koston financiare të fushaave digjitale mungon”, thuhet në njoftim.

 

div.meta-author { display:none; }