
19\05\2022 16:07
Kastriot Rexha dhe Majlinda Zeka u bekuan para pesë viteve me ardhjen në jetë të djalit.
Dyshja u bënë prindër për herë të parë.
Sot, i vogli i tyre Roan feston ditën e tij, e patjetër që nuk mungoi edhe urimi special nga blogerja.
Majlinda ka postuar dy fotografi në Instagram ku i ka uruar ditëlindjen djalit me fjalë të veçanta.
“Urime ditëlindjen e 5-te drita e syve te mi. Buzëqeshja jote është vet jeta ime, jetofsh gjate, paç shëndet e qofsh i qeshur tere jetën! Te dua shume”, kishte shkruar ajo.
Ndërsa, artisti Majk ende nuk ka bërë një postim rreth ditëlindjes së djalit.
Ndërkohë, kujtojmë se dyshja kanë shkëputur lidhjen e tyre si çift para ca viteve dhe tani ata i lidh vetëm djali i tyre.