News That Matters

Djali i Gucatit kritikon Kurtin që nuk reagoi për dënimin e babait të tij dhe Nasim Haradinajt

21/05/2022. 17:04

Djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti, pasi kjo e fundit nuk pati asnjë reagim pas dënimit të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt nga Gjykata Speciale.

Djali i Gucatit ka thënë se kabineti i Kurtit reagon gjithmonë sa herë që dënohen njerëz të VV-së për keqpërdorim të detyrës zyrtare duke thënë se shteti është i kapur.

Sipas djalit të Gucatit një mos reagim nga ana e Qeverisë lë për të nënkuptuar se këta të fundit i janë gëzuar dënimit të krerëve të OVL-së së UÇK-së.

Dhomat e Specializuara të njohura si Gjykata Speciale për krime Lufte shpalli fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin në krye të organizatës së veteranëve të ish UÇK-së dhe që nga shtatori i vitit 2020 ata mbaheshin në paraburgim në Hagë.

Në dënimin prej katër vjet e gjysmë do të llogaritet edhe koha e tyre e kaluar në paraburgim.

div.meta-author { display:none; }