
05/04/2022 10:12
Një 19 vjeçar ka vdekur gjatë ditës së djeshme.
Albert Mazrekaj nga fshati Sopijë e Komunës së Suharekës humbi jetën, disa ditë pasi ishte shpëtuar nga mjekët kujdestarë në Suharekë.
Alberi ishte dërguar në Emergjencën e Suharekës për shkak të një arresti kardiak, por që mjekët arritën që ta shpëtonin.
Kësisoj pas marrjes së shërbimeve të nevojshme mjekësore ishte arritur që 19 vjeçari të rikthehej në jetë.
Por 19 vjeçari vdiq mbrëmë, ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot në ora 16:00.
Njoftimi për varrimin e tij është bërë nga familjarët përmes rrjeteve sociale.