News That Matters

Dita e Presidentit, Osmani bën homazhe të shtatorja e Rugovës, më pas shkon te familja e tij

24/05/2022. 12:03

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Presidentit, bashkë me ekipin e saj ka bërë homazhe te shtatorja e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova.

“Në Ditën e Presidentit nderuam arkitektin e shtetit të pavarur të Kosovës, nismëtarin e jetës demokratike e të angazhimit plural politik, presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën. Në ditën e tij, të vendosur prej vetë atij, si shenjë përkujtimi e përjetësimi të zgjedhjeve të para demokratike në Republikën e shpallur të Kosovës, më 24 maj 1992, e nderuam presidentin Rugova për vizionin e tij, e rikujtuam madhështinë e veprës së tij dhe e ritheksuam peshën e tij në jetën tonë politike. Kjo ditë i kushtohet atij! Gëzuar, President!”, ka theksuar presidentja në kujtim të kësaj dite.

Në Ditën e Presidentit, Osmani pasdite do ta zhvillojë një vizitë në familjen e presidentit Ibrahim Rugova.

div.meta-author { display:none; }