News That Matters

Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë në Gjeorgji, mposhti kundërshtaren për një minut e tetë sekonda

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Tbilisit.

Ajo në finale mposhti Reka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria në finale shënoi fitore për vetëm një minutë e tetë sekonda.

Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes franceze, Astride Gneto, duke e mposhtur pasi francezja u penalizua me tre kartonë të verdhë.

Distria ishte e jashtëzakonshme sot, duke treguar performanca të larta në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ajo në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti brazilianen, Maria Taba.

Në çerekfinale, Distria tregoi edhe njëherë fuqinë e saj, duke e mposhtur holandezen, Naomi Van Krevel.

Kujtojmë se Distria Krasniqi është garuesja e vetme nga Kosova në këtë Grand Slam.

div.meta-author { display:none; }