News That Matters

Disa nga rekomadimet e miraturara nga Kuvendi i IV i shoqatës për dëme të luftës “Ngritja e Zërit”

Në kuadër të punës një vjeçare shoqata për dëme te luftës “Ngritja e Zërit” ka miratuar disa rekomandime nga Kuvendi i katër i kësaj shoqate.

Këto rekomandime përfshijnë disa kërkesa për Kryeministrin e vendit, dhe kryetarve të komunave.

Më poshtë i gjeni të gjitha rekomandimet:

Rekomandimet e miratuara ne nga Kuvendi i IV i shoqatës për dëme te luftës “Ngritja e Zërit” ne kuadër te Raportit për punën njëvjeçare :
Nga ana e Kuvendit te Shoqatës për dëme te luftës “Ngritja e Zërit” ju rekomandohet :
I. Kryeministrit te vendit qe ne pikat dialoguese ne vazhdim te përfshihen ;
1. Zbardhja e fatit te te pagjeturve dhe
2. Kompensimi-zhdëmtimi i demve te luftës si dhe
3. Inicimin e krijimit te raporteve juridike ndërshtetërore
Ne te kundërtën, poçese arrihet Traktati i Paqes te paktën pa kushtëzimin e këtyre dy pikave, traktati nuk do derivoj stabilizim, por do ta destabilizoj shoqërinë civile, e cila do ta ngreh zërin ne realizimin e kërkesave te drejta, përmes formave tjera alternative .
II. Ministrisë se Drejtësisë qe te angazhohet ne ndërmarrjen e veprimeve përkatëse relevante ne formimin e Departamentit te posaçëm pran gjyqësorit për çështjet civile për shqyrtimin e kërkesëpadive për kompensimin e demve te luftës, respektivisht krijimin e kushteve për qasje te viktimave ne drejtësi.
III. Te gjithë kryetarëve te Komunave te Kosovës qe te krijojnë kushte minimale për shtrirje te shoqatës neper komuna dhe ne ketë mënyrë do tu lehtësoj kushtet qytetareve ne parashtrimin e kërkesëpadive për kompensimin e demit te luftës, veprim ky i cili përkon me;
– me efikasitetin,
– racionalizimin,
– ekonomizimin dhe
– jetësimin e qasjes proaktive ndaj palëve-viktima, te cilat e meritojnë një përkujdesje te tille.
Për te mos u maltretuar palët ne rrugëtimin me qindra kilometra deri ne Skenderaj, për ta parashtruar padinë për kompensimin e demit, si bie fjala ardhje nga Komuna e Gjilanit, Vitisë, Ferizajt, regjionit te Pejës dhe nga komunat tjera duke mos llogaritur komunat simotra për shtrirjen e shoqatës ne përmbushjen e misionit njerëzor dhe human, me përmasa nacionale.

Kryetari i shoqatës ,
Jahir Bejta

/Radio-Ylberi/

div.meta-author { display:none; }