
Një veturë e Policisë së Kosovës është djegur në Zveçan.
Pamjet që vijnë nga kjo zonë, tregojnë se atje situata nuk është aspak e qetë.

Pak më parë, atje janë dëgjuar të shtëna të armëve dhe është hedhur gaz lotsjellës në mes protestuesve.

E gjitha kjo për shkak se një grup i serbëve atje janë mbledhur dhe nuk po e lejojnë kryetarin e ri të Zveçanit, Ilir Peci, që të hyjë brenda objektit komunal.