
08/09/2021 23:27
Para pak çastesh ka ndodhur një shpërthim tek spitali modular i Tetovës. Raportohet se nga zjarri ka edhe viktima, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Në vend ngjarje kanë arritur edhe zjarrfikësit dhe po tentojnë të shuajnë zjarrin dhe të nxjerrin pacientët që ishin të shtruar për kurim në spitalin modular.
Sipas raportimeve jozyrtare, thuhet të jenë mbi 20 viktima, nga shpërthimi tek spitali modular i Tetovës
Sipas burimeve të Alsat, raportohet të ketë edhe viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësorë. Është djegur tërësisht spitali modular, derisa zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit. Në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e viktimave.