News That Matters

Diana Kajtazi, sportistja që po shkëlqen në sportin e Karatesë

Ajo është vetëm 15 vjecare dhe është nxënëse e shkolleës së mesme të Mjekësisë “Dr.Xheladin Deda “, në Mitrovicë.
Ka filluar qysh në moshën 8 vjeçare të merret me këtë sport luftarak.

Diana Kajtazi karateistja e klubit të karates “Mitrovica” , po tregon suksese të medha në turne të ndryshme në klubin e karatesë “ Mitrovica” në krye me trajnerin Idriz Baruti dhe Musli Rexha.             

Diana në vitin 2019 në ligen e të rinjëve “Youth leauge” e cila ishte mbajtur në Umag të Kroacisë kishe rrëmbyer vendin tretë pas disa luftërave.

Në luftën e parë e kishte filluar me kundërshtaren e Maltes. Në luftën e dytë kishe fituar kundër kundërshtares së Kroacisë, kurse në luftën e tretë e ka mposhtur kundërshtaren nga Serbia.

Perpos këtyre garave Diana ka marrë pjesë edhe ne kampionatin ballkanik i cili është mbajtur në dhjetor të vitit 2022 në Mal të zi në Bar duke e zënë vendin e shtatë në kategorinë e saj.

Me datën 09.04.2023 në Istog kishte marrë pjesë në garën “Mustaf Blakaj” e cila pas disa dyluftimesh fitoi vendin e parë me medalje të artë,në kategorinë U16 +61kg.

Ajo me datën 30.04.2023 në Gjilan në turnirin “Ditët e Agimit” zuri vendin e parë duke fituar medaljen e artë përseri.

Ajo kishte zënë vendin e tretë në Ulqin me pjesmarrjen e 908 garuesve ne garën “Ulqini open 2023” të mbajtur me daten 01.04.2023 duke e zënë kështu vendin e tretë.

Diana ka marre pjesë në turneun ndërkomberarë, ku në kategorinë U16 + 61 kilogram ka fituar vendin e parë, tregon mësuesi i saj mësuesi Mustafë Blakaj.                                          

Me 13 Maj , Diana po ashtu tregoi sukses të madh në Pejë , ku në turneun “Haki Iberdemaj” pas tri luftërave që zhvilloi , e zuri vendin e parë në kategorinë U16+ 61 kilogram.

Perveç medaljes, Federata e Karatesë së Kosovës dhe klubet e karatesë i ndanë edhe diplomë Diana Kajtazit. 

Mitrovica perveç basketbollit, hendbollit dhe klubitit futbollistik për femra, ka edhe talentë të klubit të karatesë “Mitrovica” . Këtë talent të pamohuar të të rinjve të Mitrovicës më së miri e dëshmon shembulli i karateistes Diana Kajtazi. 

Diana premton  shumë në të ardhmen e ne i urojmë suksese në karrieren e saj. – Raporton Radio “Ylberi”.

div.meta-author { display:none; }