
06/08/2022. 20:58
Nga, Rudi Berisha
Me mish e gjak e shpirt ndër dhëmbë
Për të shkruar gjuhën tonë të bukur shqipe
Bien dhe nuk rrëzohen ata qe sjellën abetaren
Bien dëshmorët e gjuhës Hyjnore tonë shqipe.
Këndohet kënga e ngritët e gjithë populli
Për ta lartësuar gjuhën e bekuar të shqipes
Petro Nini Luarasi për një fjalë e një abetare
Rrugëton me krahun me gjak për dritë me plagë.
U bashkuan djajtë e korbat e zi ndër veti
Të luftojnë gjuhën tonë e gjuhën e nënës
Me prapështi u munduan të humbin gjurmë
Të mallkojnë në kishën greke mësuesin e shqipes.
Jo nuk shuhet gjuha e te parëve tanë shqipja
Është një gjuhë që udhëton nëpër shkrepa
Jeton mbi male e një ato kodra e luadhe
Gjuha jonë shqipe kjo gjuha e shqiptarëve.
I mashtruar dhe i tradhtuar nga armiqtë
Në tryezë e helmuan mësuesin e dritës tonë
Petro Nini Luarasi qe hapi shumë shkolla
Ku e ndriti kombin gjuhën shqipe në Kolonjë.
Të pa mposhtur e rrugëtar nëpër shtigje për dritë
Për një fjalë e një shkronjë të gjuhës tonë shqip
Të rrëzuar për dhé të ringjallur nga dhéu për Shqipëri
Bien dëshmorët për të mos vdekur për gjuhën e lirë.
Aty ku ngritët rezistenca për dritë dhe liri
Aty duhej të hapen shkolla të mësojmë shqip
Të mësojmë gjuhën e nënës e zakonet shqiptare
Bien dëshmorët për gjuhën e pastër tonë amtare.