News That Matters

Dëshmitari i tretë në rastin e Mustafës: Më kanë djegë më qiri, më kanë maltretuar me rrymë e më kanë urinuar

04/10/2021 13:30
Dëshmitari i tretë në rastin e ish – eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, po vazhdon dëshminë e tij përpara trupit gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në dëshminë e tij, dëshmitari tha se është mbajtur për 17 netë e 18 ditë në një stallë lopësh, ku tha se ai është keqtrajtuar me disa metoda, djegie me qiri, rrymë e gjëra të tjera.

“Më kujtohet aty se kam nejtë 17 netë dhe ditën e 18 jam liruar. Aty çdo ditë kanë ndodhur tortura, qaty kemi nejt dhe kemi nejt tu prit kush po vjen me të rreh ose ku po vjen me të çu nalt me të rreh”, është shprehur dëshmitari, njofton Klankosova.tv

“Më kanë rreh boksa, shkelma, shufra të hekurit, na kanë djeg me qiri, ta majshin qirin në shpinë, me rrymë e kanë pas si një lloj kutie me rrym t’i lidhshin këmbët. Ka pas lloj-lloj torture”.

Me tej, dëshmitari thotë se është goditur edhe me shufra hekuri e bishta të sopatave.

“Ata i kanë pasur disa bishta të sakicave na u thomë, i kanë pasur disa shufra të hekurit si të policisë, me ato ma shumë m’goditshin”.

Tutje, dëshmitari tregon detaje, ku sipas tij, ka pasur tortura me djegie me qiri.

Ai thotë se ishte i detyruar të ulej në karrikë teksa ia mbanin qiriun në shpinë.

I pyetur se si ka ndodhur maltretimi me rrymë, dëshmitari thotë se ka qenë një kuti teksa, sipas tij, në të dy këmbët ka pasur tela të rrymës, të cilat thotë se i jepnin dridhje.

Më tej, dëshmitari i pyetur se a është keqtrajtuar seksualisht, dëshmitari thotë jo por që është urinuar.

“Jo, seksualisht jo. Më kanë urinuar. Kjo ka ndodhë poshtë. Kam lypë ujë me na pru, erdhën nja dy ushtarë t’tij dhe më rrehen e më shtrijten për tokë e në fund më urinuan, më thanë “qe ujë””, është shprehur dëshmitari, njofton Klankosova.tv.

Kjo gjë, dëshmitari thotë se ka ndodhur dy herë, teksa thotë se është rrahur pothuajse çdo ditë.

“Ka ndodhur dy herë sa e mbaj mend. Pothuajse çdo ditë. Ndoshta ka ndodhur ndonjë ditë që nuk më kanë rreh, por pothuajse çdo ditë më kanë rreh”.

Më tej, dëshmitari përmendi edhe disa emra, sipas të cilit, kanë qenë të përsfhirë në rrahje e tij,

“Po, në disa emra e nofka po, i mbajë mend. Më kanë mbetur në kry. Sa mbaj mend, ka qenë “Tabuti”, Afrimi, një tjetër me emrin Dardan, ka qenë Fatmiri i thoshin “berberi”, ka qenë Bini. Këta janë kanë torturuesit që më kanë mbet n’kry. Këta jon kanë maltretuesit më të mëdhenj. Ka qenë edhe të tjerë emra si Avnia e Bujari, por keqtrajtimet nuk kanë qenë prej atyre”, është shprehur dëshmitari

div.meta-author { display:none; }