News That Matters

Deputetet në Kuvend shfaqen me fjongo rozë, simbolin ndërkombëtar të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit

Ka filluar seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Në rend të ditës siç është thënë janë rreth dhjetë pika si dhe do të përfshihen edhe pesë marrëveshje ndërkombëtare.

Përpara kësaj, janë vënë re gratë pjesëmarrëse në këtë seancë që u shfaqën me fjongo rozë – si simbol të ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit.

Tetori në të gjithë botën njohet si muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Ky muaj ka për qëllim të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit.
Vlen të ceket se përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha më të reja. 

div.meta-author { display:none; }