News That Matters

Deputetet e PDK-së takojnë një mike të veçantë nga NATO

30\03\2022 14:12
Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, Ariana Musliu-Shoshi dhe Blerta Deliu kanë takuar sot, Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvend/Zv.presidente e Asamblesë Parlamentare NATO-s.

Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook tha se takimet e tilla janë frymëzim drejt synimeve të përbashkëta.

“Takimet e tilla janë frymëzim ku ndajmë vullnetin për bashkëpunim e bashkërendim të synimeve tona të përbashkëta në këtë rajon. Ne jemi faktor të rendësishëm në ndërtimin e paqes dhe zhvillimit ekonomik”, shkoi ajo.

div.meta-author { display:none; }